Taksisti grabit dy turistët, i lë në rrugë
Dy turistë austriakë janë bërë pre e grabitësve mbrëmjen e djeshme në Korcë. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se turistët Lara Bogataj dhe Sabrina Elisabeth, 22 dhe 26-vjec, janë grabitur mbrëmjen e djeshme teksa hipnin në makinën me targe AA 216 EA, e cila do ti transportonte për në Ersekë.
Po sipas të njëjtave burime, drejtuesi i mjetit, Olsion Trajko, 28-vjeç është edhe autor i grabitjes së dy turistëve. Gjatë udhëtimit për në Ersekë drejtuesi i mjetit i ka zbritur dy vajzat në afërsi të fshatit Floq, dhe më pas është larguar duke iu vjedhur cantat me paisjet që kishin brenda. Kanë qënë banorë të zonës që ndihmuan turistët të denoncojnë në polici ngjarjen, ndërsa pak minuta më vonë është vënë në pranga edhe autorin e saj