Shoqata Labëria, vlerëson Haxhi Dalipin si “Krenaria e Labërisë”
Ndersa te dielen kremtohet 70 vjetori I çlirimit te Kurveleshit SHKA Laberia I ka paraprirë ketije eventi me nje ceremoni qe eshte organizuar ne teatrin petro marko mbremjen e se premtes ishin te pranishem drejtues te pushtetit vendor deputeti Fatmir Toci Duke folur per ngjarjen kjo shoqat qe ben kujdes ne vleresimin e figurave qe kan kontribuar per Vloren ai ka vleresuar dhe personalitetin Haxhi Dalipin duke I dhen dhe cmimin Krenaria e laberis te birit te Haxhi Dalipi, Aldrinit.
Aldrin Dalipi u shpreh se ky ishte nje vleresim i madh qe i behej babait te tij nga shoqata Laberia. “Si per mua dhe per te tjeret qe u vleresuan ishte nje emocion I vecante pasi mu desh mua ta marre vleresimin per tim ate qe nuk jeton me, ” u shpreh Dalipi.
Haxhi Dalipi, dirigjent, kompozitor, etnomuzikolog. me prejardhje nga nje prej familjeve me te vjetra qytetare te gjirokastres ate te Dalipajve te Palortos, u rrit ne qytetin bregdetar dhe jetoi per ti dhene Vlores dhe Laberise shpirtin e tij te madherishem, per ti dhene Vlores dhe Laberise kulmin e vlerave me te paperserithsme te isopolifonise, kenges qytetare vlonjate, muziken vokale, instrumentale dhe simfonike.
Nxenes i mjeshtrit te paharruar te muzikes shqiptare profesor Ramadan Sokoli me te cilin filloi studimet ne vitin 1957 ne Liceun artistik Jordan Misja ne Tirane, ai do te merrte mesimet, pasionin, dashurine per artin e kulturen, per muziken e folklorin. pas perfundimit te studimeve me profesor Ramadan Sokolin, Dalipi do te punonte per 4 vite si pedagog i lendes muzikore ne Himare, aty ku vajza e valeve e dhimiter varfit, trashgimia e neco muko himarjotit…. do te vulosnin perfundimisht rrugen e tij pa kthim per tju dedikuar pa u ndare asnje cast prej magjise se kengeve labe dhe per te arritur bashke me himarjotet sukseset e para ne perfaqesimin kombetar.
Pavaresisht reagimit nga regjimi i atehershem per te penguar per disa vite Dalipin ne kryerjen e studimeve te larta, djaloshi energjik dhe me shpirt rebel arriti realizoje enderren e tij te jete disa vite me vone pikerisht nga 1973 deri ne 1977 nje nga studentet me te spikatur te Institutit te larte te Arteve me profesoret legjende te muzikes shqiptare Cesk Zadeja e Kostandin Trako ne deget e dirizhimit dhe kompozicionit.
Deshires se profesoreve te tij per te ushtruar veprimtarine ne kryeqytet pas mbarimit te studimeve ne vitin 1977, Dalipi rikthehet me deshiren e tij ne Vlore ku nis menjehere punen e jashtezakonshme per te transformuar me nje vizion te qarte dhe ne evolucion, jeten e muzikore dhe folklorike te kryeqendres se Laberise. Themeloi orkestren sinfonike ne 1978 dhe disa vite me pas dhe filarmonine e qytetit. nis rrugetimin Ansambli Laberia i udhehequr nga profesor Dalipi duke sjelle nje tjeter kendeveshtrimi te kenges qytetare vlonjate duke transformuar ne nje nivel me te larte konceptin e kenges per qytetaret e perpunoi ate me profesionalizem te rralle, duke konkurruar jo vetem brenda vendit por dhe ne turnet nderkombetare si ne 1977 ne ish Jugosllavi, Turqi etj ku ansambli Laberia u vleresua nga publik i huaj dhe studjues nderkombetar te fushes.
Nje nga momentet me te rendesishme te veprimtarise se tij ishte ai i Udheheqesit artistik i grupeve polifonike te laberise ne 3 festivalet folklorike ku Vlora shkroi dhe nje here historine e iso polifonise ne vitet 1978, 1982, 1988. puna kerkimore, shkencore, dhe profesionale e profesor Dalipit per polifonine solli vlera te panjohura me pare ne folklorin shqiptar, duke e ngjitur polifonine labe te Vlores ne piedestalin e mbretereshes se isopolifonise dhe duke terhequr vemendjen e vecante te eksperteve nga vende te ndryshme te botes.Kenget Janines ci pan syte, Homofonia Cu keput nje kembe mali,etj ishin pika kulmore befasuese, tronditese per nga interpretimi te panjohura me pare ku puna e profesor Haxhi Dalipit do te ngelet gjithashtu e paharrueshme.
Ja se cthote studjuesi shqiptar Vaso Tole…..
ne festivalin folklorik te 1988 presidenti i nje eventi boteror te folklorit Zhan Rosh kerkoi te takohej me drejtorin artistik te grupeve polifonike te vlores ku i konfirmoi se ishte i befasuar nga menyra origjinale dhe e vecante e te kenduarit dhe do e ftonte ansamblin folklorik te vlores te perfaqesonte shqiperine ne festivalin boteror te Ganase ne France, duke u bere keshtu i pari formacion folklorik i polifonise labe qe merrte pjese ne nje organizim nderkombetar.
Ja se si gazetat ne France do te komentoni vlerat e polifonise se Laberise…..
me pas ne Spanje mediat spanjolle do te shkruanin…..
Por Haxhi Dalipi nuk do ndalej se punuari me pasion, dhe ne vitet e fundit te jetes se tij drejtoi me sukses Ansamblin Kombetar te Kengeve dhe Valleve Popullore duke u cilesuar nga mediat dhe ekspertet si njeriu qe i riktheu shkelqimin formacionit kombetar, e duke e udhehequr me profesionalizem dhe perkushtim ne turnet mbareshqiptare e nderkombetare, duke mare vleresimin e personaliteteve te muzikes e folklorit ne kosove maqedoni mal te zi dhe me tej ne europe.
Emri i profesor Haxhi Dalipit eshte i perfshire ne permbledhjen ne gjuhen angleze dedikuar kompozitoreve me te njohur dhe me vlera te ballkanit, ku krahas emrave me te njohur te muzikes ballkanike bashkangjitur emrit te tij eshte vlora dhe laberia. ne shume botime dhe studime folklorike botuar ne gjuhe te huaj ne shba e europe emri tij eshte lartesuar per kontributin ne isopolifonine labe.ndersa si kompozitor ne evente nderkombetare te muzikes se re instrumentale Dalipi ka zene nje vend te vecante duke ja u percjelle dijet e tij dhe studenteve te akademise se arteve vitet e fundit te jetes se tij.
Vlora dhe Laberia ishin amaneti i tij i fundit. Nese do te behem me mire me coni ne Vlore te ndjej dhe njehere tingujt e detit e me pas me coni lart ne Laberi te takohem me miq te mi e te kendoj kenge labe tok me ta. E nese vdes me coni perseri ne Vlore atje te prehem perballe laberise sime.