Spiun.com | Ju sjell lajmet e fundit ne shqip

Te fshehtat e Yjeve te Hollivudit, celebritete, gossip dhe lajme interesante dhe argetuese

Shinasi Rama: PD pronë e Berishës e klanit kriminal

Njëri nga liderët kryesorë të Lëvizjes së Dhjetorit, prof.Shinasi Rama, në një intervistë përgazetën “Shqiptarja.com” flet për dështimine demokracisë në Shqipëri dhe akuzonBerishën se ka pronësuar vendin.

Profesor! Duke qënë njëri ndër udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit që shembi komunizmin, si e ndjeni veten tani që ideali për të cilin luftuat mbeti rrugës, në udhëkryq…?
Ideali s’mbetet në udhëkryq, në udhëkryq mbeten njerëzit. Cili ka qënë ideali ynë? Synimi ynë ka qënë që ta bëjmë shtetin shqiptar si gjithë Europa. Por dhe atëherë nivelet e ndërgjegjësimit të studentëve të Lëvizjes Studentore për Europën dhe për çka ajo përfaqësonte kanë qënë të ndryshme, siç e tregon rruga që morën shumë nga pjesëmarrësit më vonë. Në një farë mënyre gjithkush kërkonte “Europën” e tij. Unë mund të flas për veten time e për ata që kanë menduar si shokët e mi. Me “Europën” unë e miqtë e mi gjithnjë kemi nënkuptuar një shtet-komb modern, me një shoqëri moderne të ndërtuar mbi ekuilibre të qëndrueshme shoqërore, me një ekonomi tregu të institucionalizuar, me një sistem politik demokratik dhe përfaqësues, me një shoqëri civile efektive, me mundësi zhvillimi e begatimi për të gjithë shqiptarët e minoritetet, e një përdorim sa më të mirë dhe efikas të të gjithë burimeve që kishim në disponim, në të mirë të të gjithë shoqërisë.

Comments are closed.