Spiun.com | Ju sjell lajmet e fundit ne shqip

Te fshehtat e Yjeve te Hollivudit, celebritete, gossip dhe lajme interesante dhe argetuese

Modelja nga Kolumbia KAPO e drogës

Një ish-modele veshjesh intime nga Kolumbia dyshohet se qëndron në krye të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës.  Është fjala për bukuroshen Angie Sanselmente Valencia, ndaj të cilës, sipas The Sun, policia ka nxjerrë fletëarrest ndërkombëtar.

Vajza 30 vjeçe dyshohet se kryente rekrutimin e femrave të pashme të cilat i ka shfrytëzuar më pas për të trafikuar drogë nga Evropa në Amerikën Veriore. Policia thotë se shumë prej vajzave që dyshohet se kanë bërë korrieren e drogës, kanë qenë modele dhe kanë marrë në sfilatat ndërkombëtare.

Policia është duke e kërkuar modelen në Argjentinë dhe në Meksikë ndërsa ajo i ka humbur gjurmët në publik.
The Sun shkruan se aktiviteti kriminal i bukuroshes u zbulua vitin që shkoi pasi një nga “të pajtuarat e saj” u ndalua me 55 kilogramë drogë, kokainë në aeroportin e Buenos Aires.

Nëntë vite më parë, Angie Sanselmente Valencia u shpall mbretëresha e kafesë në Brazil ndëtsa kishte lidhje intime me një trafikant kolumbian të kokainës, i njohur me nick-name “Bisha”.

Lajmifundit

Comments are closed.