Spiun.com | Ju sjell lajmet e fundit ne shqip

Te fshehtat e Yjeve te Hollivudit, celebritete, gossip dhe lajme interesante dhe argetuese

Gisele Bundchen “vlen” 45 milionë dollarë në vit


Gisele Bundchen “vlen” 45 milionë dollarë në vit

Gisele Bundchen pagëzohet top-modelja më e paguar në botë nga revista “Forbes”, me 45 milionë dollarë fitime vetëm brenda një viti, dhe konkretisht nga periudha 1 maj 2011 deri në 1 maj 2012.

Dhe nëse mendoni se punon më pak apo paguhet më pak qëkurse u bë nënë dhe solli në jetë djalin e saj me kampionin e futbollit amerikan Tom Bradyn, e keni gabim dhe këtë e tregojnë më së miri shifrat me gjashtë zero të të ardhurave të saj.

 

Në vend të dytë si top modelja më e paguar renditet Kate Moss, duke qenë gjithsesi shumë larg të parës sa i përket fitimeve, ‘vetëm’ 9, 2 milionë dollarë, krahasuar me 13,5 milionë të një viti më parë.

 

Por duke pasur parasysh faktin se pas martesës së saj, Moss më tepër është ofruar si imazh i kompanive të ndryshme se sa si top-modele e mirëfilltë, edhe kaq fitime nuk janë keq.

 

Ndërsa Heidi Klum, edhe pse siguron fitime prej më shumë se 20 milionë dollarë në vit, nuk është renditur në listën e “Forbes”, duke qenë se është konsideruar më tepër si një personazh publik se sa si top-modele e mirëfilltë.

Comments are closed.