Spiun.com | Ju sjell lajmet e fundit ne shqip

Te fshehtat e Yjeve te Hollivudit, celebritete, gossip dhe lajme interesante dhe argetuese

Fadil Berisha, ndihmon Sheila Haxhirajn

Fituesja e garës për talentë “X factor Albania”, Sheila Haxhiraj, ka filluar punën në realizimin e këngëve të reja.

Këto ditë ajo ka incizuar dy këngë të reja, si pjesë e kontratës që ka me producentet e njohur botëror ”Berman Brothers”.

Bashkë me Sheilën, përveç Frank Berman, i pranishëm në incizime ishte edhe fotografi Fadil Berisha, i cili vazhdimisht është i angazhuar në promovimin e vlerave të popullit shqiptar në botë.

Këtë herë, ai ka zgjedhur Sheilën, të cilës po i ndihmon në fillimet e karrierës së saj ndërkombëtare, që ka filluar pas kontratës me ”Berman Brothers” , të cilët kanë punuar me yjet e muzikës botërore, si Coldplay, Sting, Reamon, Cher, Dido, Real Mc Coy, Maroon 5 dhe legjendarin Buena Vista Social Club.

Comments are closed.