Brad Pitt, në serialin për Sulltan Sylejmanin?
Brad Pitt, në serialin për Sulltan Sylejmanin?
e Martë, 24 Korrik 2012 10:35

Se sa investojnë turqit në industrinë e filmit, më së miri e dëshmon mundësia e angazhimit të aktorit të njohur botëror Brad Pitt, si aktor mysafir në serailin e njohur turk për Sulltan Sylejmanin, serial ky i cili ka arritur shumë sukses edhe në trojet shqiptare dhe Ballkan.
Sipas mediave turke, Pitt do të veshë së shpejti petkun e komandatit të një ushtrie evropiane, falë rolit të ri në serialin “Sulejmani i madhërishëm”.
Për këtë aktori ka kërkuar 2 milionë dollarë, ndërsa produksioni “Tims” ka pranuar t’i paguajë atij këtë shumë.
Aktori holivudian do të paraqitet në shtatë pjesë të serialit të famshëm turk, e në rast se Pitt e refuzon rolin, atëherë si zëvendësim llogaritet aktori tjetër i famshëm, Mel Gibson. /Indeksonline/
Incoming search terms:
- biografia e sulltan sulejmanit
- seria 155 e filmit turk sulejmani i madherishem
- serial e fundit filmit sulltani i madhrishem