Spiun.com | Ju sjell lajmet e fundit ne shqip

Te fshehtat e Yjeve te Hollivudit, celebritete, gossip dhe lajme interesante dhe argetuese

Blero këndon këngën e serialit ”Muret”

Këngëtari kosovar Blerim Muharrmi-Blero, është angazhuar për të kënduar këngën e serialit “Muret”.

Kënga është realizuar në gjuhën angleze dhe titullohet “Wall”, apo në shqip “Muri’. Për kompozim dhe tekst është angazhuar nga vet këngëtari Blero, ndërsa aranzhimi i saj është bërë nga ZapChris.

Kjo këngë është përkrahur nga Ambasada Amerikane, dhe nga ambasadori Christopher Dell.

Seriali “Muret” pritet të fillojë më 2 korrik dhe do të transmetohet në RTK dhe do të shfaqet në tri gjuhë.

Këngëtari Blero, së shpejti pritet ta publikojë edhe videoklipin e këngës “Ajo apo ti”.

Comments are closed.