You are here: Home // Shkence // Zbulime te reja per Piramidat

 

Zbulime te reja per Piramidat

piramidaArkeologët egjiptianë kanë zbuluar një seri varresh të reja që u përkasin punëtorëve të cilët ndërtuan piramidat e mëdha. Zbulimi hedh dritë mbi mënyrën e jetesës dhe të ushqyerit e këtyre njerëzve 4 mijë vjet më parë.

Mijëra njerëzit që ndërtuan mrekullinë e fundit të botës së lashtë hanin mish rregullisht, punonin me sistem tre turnesh dhe gëzonin të drejtën për t’u varrosur në varre prej tulle nën hijen e piramidave të shenjta që kishin ngritur vetë.

Varret e zbuluara kohët e fundit i përkasin Dinastisë së Katërt të Egjiptit kur u ngritën piramidat e mëdha, sipas kreut të Këshillit Suprem të Antikitetit, Zahi Havas.

Varre të këtij lloji, thotë ai, u zbuluan fillimisht në vitet 90 dhe zbulime të tilla tregojnë se këta njerëz ishin punëtorë me mëditje dhe jo skllevër siç përfytyrohen zakonisht.

“Ndërtuesit e piramidave ishin egjiptianë dhe nuk ishin skllevër sepse ata u varrosën pranë piramidave.”

Zbulimet tregojnë se të 10 mijë ndërtuesit e piramidave hanin çdo ditë 21 lopë dhe 23 dele që u dërgoheshin nga fshatrat veriorë dhe jugorë të Egjiptit. Punëtorët shkëmbenin turnet çdo tre muaj dhe varret u përkasin vetëm atyre që vdiqën gjatë ndërtimit.

Zbulime të tilla nxjerrin në pah aspekte të tjera të jetesës në shoqërinë e lashtë egjiptiane përveç monumenteve dhe tempujve prej guri që frekuentoheshin nga sundimtarët dhe të pasurit e tjerë.

Varret e punëtorëve bëheshin zakonisht prej tullash të prodhuara me baltë. Varri më i rëndësishëm i zbuluar, thotë zoti Hawass, i përkiste një njeriu të quajtur Idu. Rreth tij u gjetën edhe vendvarrime të tjera që përmbanin skelete dhe poçe prej balte.   

Zeri i Amerikes


Mos haroni të lexoni edhe:

Tiger Woods tradhton gruan ?! Një hetim ka zbuluar se RadarOnline.com udhëtim i Rachel ishte prenotuar dhe paguar nga organizata...
Syzet e reja nga “Versace” Shtëpia më e njohur italiane për modë dhe dizajn "Versace" prezantoi javën e kaluar modelet më...
Më në fund zbulohet Atlantida? Tre Arkeologë të cilët dëshironin të mbeteshin anonim, theksuar se në detin e Karaibeve kanë zbuluar...
Meredith Baxter: Unë jam lezbike (AP) Meredith Baxter, i cila luajti nëna Elyse Keaton në seri 1980 TV "lidhjet familjare", ka zbuluar...
.

Leave a Reply


Copyright © 2009-2010 Spiun.com | Ju sjell lajmet e fundit ne shqip. All rights reserved.
Designed by Theme by HotFixes .