Spiun.com | Ju sjell lajmet e fundit ne shqip

Te fshehtat e Yjeve te Hollivudit, celebritete, gossip dhe lajme interesante dhe argetuese

Si të gjeni një punë

Ekonomia në recesion, humbja e vendeve të punës janë disa nga frazat (shprehjet) që kohëve të fundit i dëgjojmë çdo ditë dhe me të cilat realisht edhe ballafaqohemi. Por problemi më i madh do të ishte se si të gjejmë punën që e kemi humbur? Kjo periudhë, respektivisht periudha e recesionit, ndoshta është periudha më e keqe dhe më e gjatë në ekonominë tonë, e pikërisht për shkak të kësaj të gjithë kërkojmë shpëtim.

Nga t’ia nisim?

…dhe në çfarë drejtimi të lëvizim është pyetja që tangon secilin. Analistët dhe ata që merren me këtë problematikë rekomandojnë që kur dikush humb vendin e punës, duhet të jetë i përmbajtur dhe të jetë i vetëdijshëm se në çfarë situate gjendet. Duhet të dijë saktësisht sesa financa disponon dhe kush mund ta ndihmojë në këtë situatë. Pas një kolapsi të tillë psikologjik dhe motivimi, më e rëndësishmja nga të gjitha është identifikimi i problemit. Ky problem është në kompaninë time e cila nuk mundet të ballafaqohet në këtë situatë, apo ky është problem i gjithë industrisë? Në qoftë se problemi është në gjithë industrinë, atëherë ai merr formë të problemit global të cilin nuk do të mund ta zgjidhni. Por, kjo përfaqëson mundësi që të punoni atë çfarë gjithmonë keni dëshiruar ta punoni, diçka për të cilën keni pasion, thjeshtë të ndryshoni profesionin tuaj.

Dilni nga rrethi i magjepsur

Frika, shqetësimi, tensioni, ndjenja e humbjes dhe ndjenjat shoqëruese të llojit çfarë jam tani dhe çfarë do të ndodhë me mua pas shumë vitesh në një vend të punës, paraqesin një proces psikologjik krejtësisht natyral. Proces në të cilin do të duhet vetë ta ndihmoni veten. Në qoftë se e shikoni ekonominë në vitet e fundit do të kuptoni se nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme dhe do të kuptoni se këtë proces vetëm se e keni mbijetuar edhe atë në mënyrë solide. Por, këto janë kushte krejtësisht të reja dhe probleme me të cilat duhet të ballafaqoheni. Pra, cili është momenti kyç që do të na ndihmojë të dalim nga e gjithë kjo situatë? Zvogëloni stresin dhe dilni nga rrethi i magjepsur, filloni të komunikoni me miqtë tuaj dhe shfrytëzojeni “netuorking” (rrjetin) që e keni krijuar ndërkohë. Në qoftë se vini në këtë fazë do të thotë se jeni në rrugë të sigurt që gjërat të lëvizin nga pika e vdekur.

Kërkoni ndihmë

Në momente dhe situata të gjithmonë duhet të kërkojmë ndihmë dhe dikush të na zbulojë dhe verifikojë aftësitë tona, por që ato të mos jenë familjarët tanë që do na bien për krahu dhe do na thonë se sa të mirë jemi. Personi ekspert, i cili merret me burimet njerëzore, e njeh mjaftueshëm psikologjinë njerëzore dhe di si dhe në çfarë mënyre t’i zbulojë ato aftësi që nuk u kemi kushtuar vëmendje të mjaftueshme.

Merruni me veten

Gabimin më i madh që e bëjmë është – “unë mundem të bëj gjithçka dhe do të bëj çfarëdo që të më kërkojnë përgjegjësit e mi”. Kjo shprehje është një ankth për secilin punëdhënës dhe menaxher që ka nevojë për ju. Nëse saktësisht i përcaktoni aftësitë e juaja dhe kualifikimet e rifituara, shumë lehtë do të përballeni me këtë. Kryesore për secilin që kërkon punë është sa kohë do të kalojë në kërkim. Ekspertët që merren me këtë temë parashikojnë kualifikim dhe gjetje të vendit të ri të punës në një periudhë prej 3-4 muajsh në një ekonomi normale dhe të shëndoshë, por kjo periudhë në ekonomitë në recesion zgjat nga 6 deri në 12 muaj. Kjo duhet të jetë periudha në të cilën do të punoni dhe do t’i planifikoni hapat tuaj të ardhshëm dhe do t’i perfeksiononi aftësitë tuaja të rigjetura.

 

Nëse dëshironi siguri në vendin e punës, atë nuk mund ta kërkoni nga shefi juaj, nga kompania juaj apo nga ekonomia, atë duhet ta kërkoni në vetvete, sepse secili nga ne e posedon atë. Merruni me veten dhe aftësitë tuaja bëjini unike. Kjo do t’ju bëjë më të mirë se të tjerët dhe kështu do të fitoni atë që dëshironi – VENDIN E PUNËS!

Mnogoo.mk




Comments are closed.