Bryant, i gatshëm për Botërorin në Turqi
Për dallim nga Lebron Xhejms dhe Duejn Uejd, lojtari më i mirë në ligën NBA, Kobi Brajant, nuk ka dilemë sa i përket pjesëmarrës në Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë vit në Turqi.
“Me sa e di unë, këtë vit do të luaj për kombëtaren. Sigurisht, në kohët e fundit kam pasur probleme me lëndime, por duhet të shikojmë se çka do të ndodh deri në verë”, ka thënë ylli i Los Anxhelos Lejkers, Kobi Brajant.
Ai nuk e ka ndërmend të bindë Xhejmsin dhe Uejdin që të ndryshojnë mendimin e tyre, të cilët kohë më parë kanë deklaruar se, sipas të gjitha gjasave, nuk do të paraqiten në Botëror.
“Ata janë njerëz të rritur, të cilët janë në gjendje të marrin vendime. Në fund të fundit, do të dëgjojnë trupin dhe zemrën e tyre dhe varësisht se si ndihen do të marrin vendimin përfundimtar rreth asaj se a do të udhëtojnë në Turqi apo jo. Nuk e kam ndërmend të flas me ta në lidhje me këtë çësjtke”, është shprehur Brajant.
|
|



