Spiun.com | Ju sjell lajmet e fundit ne shqip

Te fshehtat e Yjeve te Hollivudit, celebritete, gossip dhe lajme interesante dhe argetuese

Edhe të verbërit do të shohin

te verberitZ. Piter Lain (51) është ndër të parët njerëz ne botë, që pati shansin të provojë syrin ultra modern “bionic”, sy i cili pjesërisht u kthen shikimin të verbërve. Ky sy funksionon nëpërmjet një pale syze, te cilat shërbejnë si pranues te sinjalit elektronik, te cilin pastaj e dërgojnë tek syri.

Lain tani pas 30 vitesh për herë të pare mund te shikoni sende si dyer, tryeza, rrugë. por edhe mund të lexojë nëse shkronjat janë të mëdha. Për fat të keq, këtë risi tani mund ta gëzojnë vetëm 30 persona nga e gjithë bota, të cilët vuajnë nga sëmundje gjenetike qe u humb shikimin.

Sistemi është mjaft kompleks dhe përbëhet nga kamera te cilat ndodhen tek syzet, procesor për video sinjalet si dhe pranuesin (receiver) i cili vendoset tek syri i pacientit. Kjo teknologji mendohet qe se shpejti te hidhet ne treg. Njëkohësisht priten modifikime të reja, të cilat do të mundësojnë shikim edhe tek personat që kanë lindur të verbër.

te verberit




Comments are closed.