Ami & Ermali botojne reviste
Mbrëmjen e ftohtë të 25 janarit, lindi një tjetër Ami. Kompania e eventeve “Ami Event’s”, që drejtohet nga prezantuesja Amarda Toska dhe i fejuari i saj, aktori dhe këngëtari Ermal Mamaqi kanë sjellë një krijesë të re në tregun mediatik shqiptar. Një revistë ndryshe, e cila do të përbëjë pjesën më të ëmbël e delikate të medias në Shqipëri, sepse në fokus të saj nuk do të jetë as politika, as ekonomia, dhe as problemet sociale, por në të do të ketë gjithçka ju duhet për të realizuar një dasmë madhështore.
Me përvojën e tyre shumëvjeçare në televizion dhe me idetë novatore që asnjëherë nuk i kanë munguar, çifti Toska e Mamaqi solli diçka krejt të re për publikun e gjerë. Ndërsa për çdo vit, përmes agjencisë së tyre kurorëzojnë me qindra martesa, Ami dhe Ermali vendosën që përkrah këtyre dasmave të nxjerrin për çdo vit edhe revistën e tyre ‘AMI’, e cila do të vijë në formën e një guide nusërie, përmes së cilës do të merrni gjithë informacionin që ju duhet për ta bërë të paharrueshme ditën e madhe.
Në mbrëmjen e promovimit mes miqve të afërt të çiftit, ishin edhe mjaft personazhe të jetës publike, mes të cilëve po përmendim: Irma Libohova, Soni Malaj, Dashnor Diko, Elvana Gjata, Aleksandër Gjoka, Çiljeta Xhilaga, Samanta Karavella, Eneda Tarifa, Florian Mumajesi, Agron Llakaj, Xhemi Shehu, etj. Të pranishëm në këtë festë kanë qenë edhe kolegët e çiftit në varietenë e humorit “Portokalli”, të cilët i shohim edhe në këtë kolazh fotosh. Surpriza e mbrëmjes ishte padyshim tangoja e dashurisë mes çiftit, e cila elektrizoi të gjithë të ftuarit dhe shërbeu si katalizatori i duhur për fillim e festës.
Incoming search terms:
- revista ami
- www prezantuese shqiptare com
- revistat shqiptare ami events
- revista amiga
- www prezantuese shqiptare