Jezusi në ballinën e revistës “Playboy”
Në ballinën e edicionit të qershorit të revistës portugeze “Playboy” gjenden një foto e papritur. Afër bukuroshes së zhveshur qëndron, as më pak e as më shumë, se Jezu Krishti. Ballina e pazakonshme është inspiruar nga vepra e Jose Saramagos.
Megjithëse veprimi i redaksisë së kësaj reviste duket shokues, në fakt bëhet fjalë për numrin që i kushtohet shkrimtarit të njohur portugez që ka vdekur më parë, transmetojnë agjencitë.
Laureati i Nobelit, Jose Saramago, ishte njëri prej shkrimtarëve më të njohur të gjuhën portugeze.
Saramago ishte ateist dhe njëra prej veprave të tij më të njohur ishte “Ungjilli sipas Krishtit”, i cili ka shkaktuar polemika të mëdha në gjithë botën katolike.