Femrat Sexy shkaktare të aksidenteve
Temperaturat rriten dhe i gjithë ky fenomen shoqërohet nga veshjet gjithmonë e me ekstravagante te femrave. Shfaqjet e tyre gjysme lakuriqe nëpër rrugë kanë bërë që të shtohen së tepërmi aksidentet rrugore, për shkak se shoferët humbasin sytë dhe mendjen pas tyre. Gjithçka e ka faktuar një studim i realizuar në Londër, me 1400 shoferë, i cili tregon sesi 29% e meshkujve e kanë të vështirë për të qëndruar në timon të fokusuar pas drejtimit të automjetit, përderisa ata i rrotullojnë sytë nga femrat që shfaqen tepër ekstravagante me pantallona të shkurtra, apo me pjesën e barkut të zbuluar.
Sipas këtij studimi, në të kundërt, 3% e shofereve femra shpërqendrohen, nëse shohin një burrë me fizik tërheqës në rruge. Studimi thekson ndër të tjera se testosteroni luan një rol të rëndësishëm në agresion, sepse i bën njerëzit më të prirur për tërheqje seksuale, edhe më shumë kur ata janë të izoluar në një hapësirë të ngushtë si një makinë dhe i irriton ata më lehtë sesa femrat.
“Ky studim nuk është aspak surprizë – ka shpjeguar psikologia Donna Dawson –, sepse konfirmon që burrat shpërqendrohen shumë më lehtë sesa gratë kur janë në drejtim të një makinë. Ndonjëherë mjaftojnë vetëm kartelat e reklamave, jo më vajza tërheqëse për të tërhequr vëmendjen e tyre menjëherë. Jo vetëm kaq, testosteroni luan një rol të rëndësishëm për agresivitetin, sepse i bën burrat më të përfshirë nga tensioni”. Në 1994 bëri bujë reklama e famshme e vendosur në rrugë, me format provokuese të Eva Herzigovas dhe me të shkruarën “Ç’kemi djema!”, aq sa në shumë vende u ndalua të vendosej sepse përfaqësonte një shpëqendrim për shoferët. Ja që tani 16 vjet më pas, jemi sërish në pikën e nisjes…
Incoming search terms:
- aksidentet rrugore