Domenika rrefehet
Domenika dhe Seldi as që e kishim menduar 6 muaj më parë se kur të dilnin nga Big Brother do të kishin pranë vetës njeriun e zemrës dhe gjysmën tjetër. Tashmë, ata po shijojnë frytet e famës dhe po zbulojnë akoma më shumë elementë të dashurisë që i dhurojnë njëri-tjetrit. Bashkëjetesa e tyre është e ndarë në dy familje, sa në atë të Domit dhe në atë të Seldit. Kjo gjë i ka bërë mirë dy të rinjve për të jetuar një dashuri pa komplekse dhe mbi të gjitha të sinqertë dhe të çiltër, siç e përkufizojnë ata vetë.
Domenika Çaushaj, vajza nga Vlora, ishte një nga pretendentet kryesore për të fituar çmimin e madh prej 100 milionë lekësh në Big Brother 3. Në një “duel” me Jetmirin, ajo doli e dyta. Kjo nuk e ka mërzitur aspak atë, duke pohuar se përjetoi një eksperiencë të bukur dhe doli që aty më e fituar se kurrë. Por, ky reality-show do të mbahet mend gjatë për të dhe për të gjithë teleshikuesit, pasi ajo u fut në atë shtëpi dhe jetoi për dy javë me të ëmën, Valentinën. Si dy shoqe, ato provuan një nga aventurat më të bukura të jetës së tyre. Në një intervistë për “Sh2-in”, Domi tregon marrëdhënien e saj me Seldin, bashkëjetesën dhe planet për të studiuar në Los Angeles
Domenika, për tre muaj dita juaj ndryshoi, po tani që jeni jashtë nga shtëpia, si vazhdojnë ditë tuaja?
Nuk di nga t’ia filloj, kuptohet që çdo gjë është më ndryshe dhe më e bukur, me modesti them se siç kam qenë edhe jam, nuk është se kam ndryshuar si Domenikë. Jam po ajo që keni parë gjatë gjithë kohës, e qeshur, e thjeshtë dhe mbi të gjitha pa komplekse, por t’i kalosh ditët në lidhje me personin që do, Seldin, është diçka e bukur që më ka ndryshuar jetën për pozitivisht, ku çdo ditë e kaloj përkrah tij dhe njerëzve që na adhurojnë, dhe që na kanë përkrahur në çdo moment dhe meqë më jepet rasti dua t’i falënderoj shumë.
Për më tepër që hytë vetëm dhe dolët çift, si erdhi ky ndryshim tek ju?
Erdhi shumë spontanisht dhe me ndjenjë të fortë, ku po e përjetojmë më së shumti edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.
Po përballja me faktin që jeni e njohur dhe të tjerët ju shohin me kuriozitet apo ju flasin me dashamirësi… sa ju lumturon apo ju bezdis?
Më lumturon shumë, nuk e kisha menduar kaq, për faktin se realisht nuk e dija se si do ishin reagimet pas daljes nga shtëpia, por mund të them se në çdo vend që shkoj jam e surprizuar nga dashamirësia e fansave, ku çdo buzëqeshje dhe fjalë e ngrohtë e tyre më bën të jem si në ëndërr.
Kur hytë në shtëpinë e BB e kishit menduar që do krijonit një lidhje aty, kishit hyrë me strategji të qarta apo…?
Absolutisht jo, sepse nuk jam tip që luaj me ndjenjat apo të krijoj lidhje strategjike për një lojë, e gjitha kjo nuk bën pjesë në karakterin tim. Ç`do gjë që e bëj, e bëj me zemër dhe pa komplekse.
Banori për të cilin ju patët afeksion dhe më pas u kthye në një lidhje dashurie është Seldi, çfarë ju pëlqeu më shumë tek ai në momentet e para, por edhe më vonë?
Seldi, mund të them që është një magnet në tipin që e karakterizon dhe në sytë e tij ka një mirësi të theksuar, gjë për të cilën unë e kuptova që në impaktin e parë. Ditë pas dite u afeksionova shumë me të, pasi ishte një tip shumë pa komplekse, gjë të cilën e vlerësoj dhe e kemi një të përbashkët, por dhe natyra shumë e çiltër dhe gazmor ku ishte i vetmi që më dhuronte emocione të pakrahasueshme.
Po tani vazhdojnë t’ju pëlqejnë të njëjtat gjëra…?
Të njëjtat gjëra dhe akoma më shumë, sepse në shtëpinë e BB normale që koha për të pasur pak privatësi ka qenë më e kufizuar, por tani jashtë shtëpisë i dedikojmë më shumë kohë njëri-tjetrit, ku zbulojmë dita-ditës cilësi apo virtyte interesante që e përforcojnë akoma më shumë lidhjen tonë.
Po një “gjë” që nuk ju pëlqen te Seldi, apo që ia vini në dukje shpesh, që e kritikoni, një ves apo ndonjë huq… cili është?
Dua të tregohem e sinqertë, ka pasur diçka pak si interesante, nëse mund ta quaj kështu, që edhe gjatë kohës në shtëpi e ka pasur vesin e ngrënies së thonjve. Po mundohem t’ia heq si ves, por më duhet pak kohë, megjithëse ia kam arritur sado pak, sepse ka filluar ta rrallojë, mbase kjo është për shkak të dashurisë që ai ka për mua.
Domenika, ju keni ikur nga Shqipëria në fillim të moshës së adoleshencës dhe u kthyet pas shumë kohësh për të marrë pjesë në një program televiziv, pse zgjodhët Big Brother?
Megjithëse kam qenë jashtë Shqipërisë, prania ime në atdheun tim nuk më ka munguar asnjëherë, duke qenë se jam tmerrësisht e dashuruar me traditën tonë në çdo fushë, qoftë të artit, të muzikës, të kuzhinës, informacionet në lidhje me zhvillimet të fushave të ndryshme nuk më ka munguar. Zgjodha BB3 thjesht për një eksperiencë, pasi më pëlqen të eksploroj karakterin tim në konfront me të tjerët dhe kjo ishte një mundësi shumë e mirë ta për mbushur sado pak dëshirën time.
Çfarë i dhatë dhe çfarë ju dha ky realit-show?
Thjesht Domi me të gjitha ngjyrat që karakterizon, ky reality-show më dha mundësinë për të njohur dashurin e jetës sime, Seldin.
Morët atë që donit?
Po.
Ju treguat që ishit një vajzë me një mentalitet të hapur… e kishit problem mos kjo gjë do keqkuptohej jashtë?
Jo, sepse unë kjo jam dhe s’kam pse të fshihem pas një maske, mendoj që çdokush duhet të jetë vetvetja në çdo situatë dhe të bëjë apo të thotë atë që ndjen vërtetë.
Çfarë e bën Domenikën të jetë e lirshme, e çiltër dhe pa komplekse?
Thjesht të jesh vetvetja, dhe spontane.
Pas përballjes me banorë të shtresave, profesioneve dhe mentaliteteve të ndryshme… në çfarë përfundimi arritët?
Që, nëse njeriu është mbi të gjitha njerëzor, ka një rrugëdalje apo një mënyrë për t’u sqaruar për çdo gjë.
Nuk shfaqeni shpesh së bashku më ish-banorët e tjerë në lokale apo klube nate… pse?
Preformancat e lokaleve apo pub-ve janë të ndryshme, kam preferuar më shumë ambiente më të qeta dhe me intime, ku sigurisht i kam kaluar me Seldin dhe me miqtë tanë.
Fëmijërinë e keni kaluar në Vlorë, ju kujtohet, keni nostalgji për atë kohë?
Eh, normal që po janë kohëra që nuk kthehen më mbrapsht, kam një nostalgji të paparë për ato vite, kam kaluar një fëmijëri ashtu siç është edhe vendi im Vlora, një fëmijëri të ngrohtë.
Çfarë gjërash ju vijnë më shpesh në mëndje…?
Po ja, kur dilnim dhe luanim me pafka, litar të gjithë fëmijët e lagjes mblidheshim dhe organizonim miss pallati, miss lagja. Më kujtohet kur merrnim tenxhere apo tigan dhe organizonim një mini-orkestër me ata zërat tanë çjerrës që për ne ishte një muzikë, por për të rriturit që ktheheshin nga puna të lodhur ishte një acarim total. Mbaj mend ,kur shkonim në plazh dhe pinim aranxhata dhe hanim kasata, ku i kujtoj me nostalgji, dhe sot i kam kërkuar dhe nuk gjenden më…
Si ka qenë jeta juaj në Itali…. duke marrë parasysh që ka qenë pikërisht adoleshenca?
Si çdo adoleshent edhe unë me preferencat e mia muzikore apo stilet e ndryshme të veshjes dhe të lukut në përgjithësi, normale me idealet e një revolucionare që do të ndërrojë botën.
Ju jeni një artiste, Skenografia është dega për të cilat keni vazhduar edhe studimet… por kur janë kontaktet tuaja të para me pianon, pikturën…?
Kontaktet i kam pas që kur isha në Vlorë, për shumë vjet ndoqa kursin e pianos. Më pas këtë gjë e bëra dhe në Itali, por u përqendrova në piktura dhe skenografia ishte shkolla që unë ndoqa. Tani jam në vit të fundit, më ka mbetur vetëm diploma. Ndërsa pjesën tjetër të studimeve mendoj ta vazhdojë në Los Angelos.
Masteri në Los Angeles është një plan i afërt?
Është dhe kjo si mundësi në planet e mia.
Pse ju është fiksuar Los Angelesi?
Sepse ku ka një specializim në regji më të mirë se Los Angeles!?
E shihni Shqipërinë si një vend ku mund ta ushtroni këtë profesion dhe ku mund të jetoni?
Pse jo…
Tashmë që lidhja juaj më Seldin është bërë më se publike, të gjithë kanë kuriozitetin të dinë, ju bashkëjetoni?
Po, bashkëjetojmë sa tek shtëpia ime, sa tek shtëpia Seldit, është një emocion shumë i veçantë për të dy ne, të cilin e përjetojmë me një dashuri të pastër dhe të fortë.
Seldi ju kërkuar publikisht fejesën në TV, mund të themi tashmë që ju jeni të fejuar?
Për derisa jetojmë bashkë, kuptohet që fejesa kjo është në fund të fundit.
Çfarë ju bashkon më shumë ju të dy?
Karakteri, mirësia, spontaniteti dhe shpirti artistik që të dy e kemi shumë të theksuar.
Ndoshta delli i artistit?
Pooo, siç e thashë dhe me sipër një lidhje bëhet akoma dhe më e bukur kur shpirti artistik prek 2 zemrat.
E keni menduar një martesë të mundshme?
E kemi thënë të dy, normal që pas fejesës vjen martesa.
Si do të donit të ishte martesa juaj… na e përshkruani?
Kur të vij momenti do jeni të ftuar, pasi, po ta them, humbet efekti surprizë.
Ishte Big Brother një vend për të krijuar miq, dhe mund të thoni ju tashmë që keni dalë nga ajo shtëpi se aty gjetët miq të mirë?
BB3 është vend ku të jep mundësinë të krijosh miqësi, por kjo varet nga karakteret e personave, ku dikujt i hahet muhabeti dhe dikujt jo, janë disa banorë që vazhdoj të kem një shoqëri të pastër, ku dhe koha do ta vërtetojë më së miri.
Do ta përsërisnit si eksperiencë?
Një eksperiencë si atë të Big Brother një herë e përjeton.
Read More →
Rezearta është princezë pë
Shumëkush ka dyshuar nëse historia mes Jetmirit dhe Rrezit do të vijonte pas mbarimit të spektaklit, por në fakt ajo është forcuar çdo ditë e më shumë.
Madje, ajo që bie në sy më shumë në këtë lidhje intime, është fakti se Jetmiri e trajton si një princeshë të dashurën e tij, me të cilën prej gati një muaji janë edhe duke bashkëjetuar.
Ja një moment intim, teksa ata janë duke kërcyer në një lokal nate, Jetmiri i puth asaj lehtas supin, një çast që do ta kishte ëndërruar çdo vajzë. Më në fund, djaloshi vlonjat po tregon se nuk është aq i rreptë sa dukej në ekran, por një djalë që di t’i trajtojë vajzat.
Read More →
Perse fitoi Jetmiri Big Brothe
Edhe pse ka mbaruar pothuajse 3 jave mepare Big Brother Albania po ju tregoj perse fitoi Jetmiri kete edicion.
Per ne emigrantet qe jetojme ne itali kjo eshte shume e thjeshte qe ta dime se perse ndodhi keshtu. Mjafton te ndjekim “Grande Fratello” pra, “Big Brother”-in italian qe te shikojme sesi interpretohet ajo ne shqiperi. Muaj mepare ju kam treguar se perse kete vit kishim nje homoseksual ne kete edicion, pra, thjeshte sepse edicioni italian e kishte nje te tille.
Ja te shohim se si vijuan ngjarjet ne edicion e Big Brother ate italian dhe ate shqiptare per vitin 2010:
1.Homoseksuali:
Italian: Ishte nje i tille dhe shkoi deri ne finale
Shqiptare: Ishte nje i tille dhe shkoi deri ne finale
2.Homoseksuali i shkruajti nje leter familjes
Italian: Po i shkruajti duke treguar homoseksualitetin
Shqiptare: Po keshtu ndodhi
3.Roli i Jetmirit apo Mauros
Italian: Jetmiri ne kete rast ishte nje djale i quajtur Mauro (pikerisht fituesi) i cili kishte karakteristika si psh. ishte i emeruar (nominuar) cdo jave.
Shqiptare: Jetmiri kishte po keto karakteristika qe i kishte dhe Mauro.
4.Eleminimi:
Italian: Mauro nuk eleminohej
Shqiptare: po ashtu nuk eleminohej
5.Urrejtja
Italian: Mauro urrehej nga homoseksuali dhe nga shumica e banoreve
Shqiptare: Jetmiri urrehej nga homoseksuali dhe nga shumica e banoreve
6.Finalja
Italian: Ne finale shkoi Mauro dhe homoseksuali i quajtur Micheal (majkell)
Shqiptare: Ne finale shkoi Jetmiri po ashtu dhe Klodiana
Atehere Hakiu (kika) kishte te drejte qe u zemerua me drejtuesit e ketij programi te cilen nuk kane qene aspak real me vendimet e dhena qe me sa duket duhet te ndjeknin nje udhezues dhe jo votat e dergoheshin me sms.
Me pak fjale, “MOS HARXHONI LEK DUKE DERGUAR SMS SEPSE NUK VLEJNE ASGJE” pervec se mbushni llogarine banakare te ketyre programeve.
Edicioni i Big Brother u drejtua nga Arbana Markuci dhe Alessia Markuci cuditerisht motra. Meqe ky program eshte i importuar, dreqi e mori edhe batuat duhen te importohen? Sdq kjo konfirmon qe Media-t shqiptare nuk jane ne gjendje bejne as edhe 1 program pa kopjuar. Kopjohet aq shume sa qe shume nga keto pseodo-drejtues programesh pertojne te hapin fjalorin dhe te flasin SHQIP para teleshikuesve.
burimi:veriu
Read More →
Erioni: Jam zhgenjyer nga Olta
Shumë pranë çmimit të madh, por jo fitues. Gjithsesi Erioni është shumë entuziast për fitoren e Jetmirit. Orët e para jashtë shtëpisë i kanë sjellë sqarime situatash, por edhe zhgënjime. Një prej tyre, Olta.
Ishe shumë afër çmimit të madh. Të erdhi keq që nuk e fitove?
Pas meje më mirë që e fitoi Jetmiri. Është ajo që unë kam dëshiruar. Sigurisht që më parë kisha menduar edhe për Hakiun, sepse këta kanë qenë miqtë e mi.
E prisje që në finale, përballë Jetmirit të ishte Domenika?
Prisja që në finale të ishte një dyshe mashkull-femër. Gjatë javës së fundit i kisha thënë Jetmirit se ajo mund të ishte edhe fituese e mundshme.
Pse mendoje një vajzë në finale?
Sepse së pari, në dy edicionet e shkuara, kanë fituar dy meshkuj dhe ndoshta mund të duhej një stimul për vajzat për të thënë që edhe femrat mund ta fitojnë këtë spektakël. Nuk e di pse numri i femrave që arrijnë në finale është i vogël, por e ndieja se mund ta fitonte edhe një vajzë.
Nëse në finale do të kishte dalë Jetmiri me Haikun?
Do isha i lumtur për këdo që ta merrte. Do më bëhej qejfi si për vete, ndonëse paratë nuk i mora unë. Gjithsesi nuk e kam ndier presionin e lekëve në këtë lojë.
Mendon se të penalizoi mungesa e një strategjie?
Në fillim kam hyrë dhe i kam lënë ngjarjet në rrjedhën e tyre dhe ndoshta mund të ketë qenë kjo edhe një arsye që mund të më ketë treguar pak të dobët në sytë e publikut. Nuk kam hyrë me një strategji. Tani që kjo lojë përfundoi dhe pas bisedave me të afërmit e mi, mendoj se kam gabuar në disa zgjedhje të miat, më kishte humbur pak intuita mashkullore.
Cilat janë këto gabime?
Më ka zhgënjyer Olta. Ende nuk i kam parë regjistrimet, por me ato që më kanë treguar, ajo është shprehur se unë e bëja të gjithë lojën për paratë. Kjo nuk është fare e vërtetë. Po ashtu ajo është shprehur se po bën lojë me mua. Olta të mos kujtojë se ka bërë lojë me Erionin, mund të ketë qenë pre e ndonjë loje nga ana imje.
Është diskutuar shumë marrëdhënia jote me Oltën. Ka pasur ndjenja?
Oltën e kam respektuar si shoqe, por nëse fjalët që kam dëgjuar janë të vërteta, do të më vijë keq që kam konsideruar shoqe një njeri që nuk e meriton.
Cila do të jetë e ardhmja e marrëdhënies me Bertinën?
Ende nuk kemi folur plotësisht, një ditë ishte shumë pak. Duhet të shohim rrethanat dhe situatat jashtë shtëpisë, por shpresoj të jemi bashkë.
Çfarë solli “Big Brother” për ty?
Ishte një përvojë e paharrueshme. Më rriti si person dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra.
Read More →